VIDEO/ Ironia e fatit! Dëmtimi e la në hije në Serie A, Ndoj rinis shkëlqimin me gol te Breshia

0

Një sezon për t’u duartrokitur ishte ai i vitit 2018/2019 për Emanuele Ndoj me fanellën e Breshias. Bashkë me Tonalin ishin dy pikat kyçe në suksesin e skuadrës italianë, që siguroi ngjitjen në elitë. Por si për ironi të fatit, në momentin kur të gjithë prisnin të dëgjohej emri i tij edhe në Serie A, e kundërta ndodhi. Dëmtimet e lanë për nëj kohë të gjatë jashtë fushe, duke bërë që të mbetej në hije sezonin e shkuar.

Një fatkeqësi e vërtetë, pasi duke parë aftësitë e tij do të mund t’i kishte hapur vetes rrugën drejt klubeve të tjera më të mëdha në Itali. Por dëmtimet nuk e kanë dorëzuar aspak dhe Ndoj ka rinisur sërish shkëlqimin, këtë herë në Serie B. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol në ndeshjen e sotme kundër Leçes, duke tundur rrjetën që në minutën e 9. Ndoj synon të përsërisë edhe një herë tjetër atë sezon të 2 viteve më parë, por këtë herë me shpresën se në Serie A dëmtimet nuk do e përndjekin nga pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.