“Ndihem sikur jam ende në Tiranë“, lojtari i radhës në “bandën e shqiptarëve“: Kroatët na respektojnë shumë

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në shtëpinë e dytë të futbollistëve shqiptarë. Numri i tyre në radhët e skuadrës kroate sa vjen e shtohet dhe pas Tahirajt dhe Et’hemit tashmë është edhe Edis Maliqi ai që ka zgjedhur ekipin kryeqytetas. Ish-mbrojtësi i Kukësit ka mbyllur transferimin e tij në Kroaci dhe ka folur fjalët e para si lojtar i Lokomotivës së Zagrebit për emisionin “Sport Time“ në “Supersport“. Maliqi thekson se ndihet ende si të jetë në Tiranë nga pritja e mirë e futbollistëve shqiptar, por njëkohësisht edhe nga respekti i lojtarëve kroatë.

“E mora këtë vendim sepse këtu besoj se do të tregoj cilësitë e mia. Shpresoj të kem shumë sukses me skuadrën time të re. Çunat janë shumë mirë, këtu ka 5-6 lojtarë shqiptarë, që me kanë pritur shumë mirë. Ndihem sikur jam akoma në Tiranë. Disa nga ata i kam njohur më parë, kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Edhe kroatët kanë shumë respekt, sepse të gjithë lojtarët nga Shqipëria kanë dhuruar paraqitje të mira”, ka thënë Maliqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online