Interi është për të tetën herë kampione e Italisë, në kategorinë Primavera: djemtë e Kristian Vekit kanë mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Fiorentinës, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Kievos, ku goli i miqve u shënua nga shqiptari Andrea Isufaj. Autorët e golave kanë qenë dy talentët Vanheudsen dhe Pinamonti, që këtë merkato vere mund të kenë oferta të ndryshme. Një sukses personal edhe për trajnerin Veki, që këtë sezon mori drejtimin e skuadrës së madhe në dy raste, duke u kthyer në origjinë, pra te të rinjtë. Kështu, zikaltërit do të marrin pjesë në Youth League.
FIORENTINA-INTER 1-2
Stadiumi “Mappei”, Rexhio Emilia
Shënues: Sotil 76’ (p)/ Vanheusden 18’, Pinamonti 67’
FIORENTINA: Çerofolini; Mosti, Illanes, Çrzanovski, Pinto (Ranieri 46′), Trovato (Kazo 83′), Diakhate, Kastrovili, Perez, Mlakar (Gori 18′), Sotil. Tr.: Guidi
INTER: Di Gregorio; Matioli, Gravilon, Vanheusden, Kanjano, Karraro, Avua; Rover (Bakajoko 58′), Emers (Danso 83′), Rivas, Pinamonti. Tr.: Veki
https://www.youtube.com/watch?v=ImObRAu3wWs