VIDEO/ Interes i çmendur nga tifozët për Romën, Kumbulla thumbon Lacion gjatë festës: Tirana ka ajër të keq

Pasi ngriti trofeun e Ligës së Konferencës në “Air Albania“, Roma ka lënë Tiranën dhe është kthyer në shtëpi. Klubi italian ka bërë sot paradën e zakonshme me autobus, duke kaluar përpara tifozëve me medaljet dhe kupën e fituar. Interesimi ka qenë vërtetë i madh nga mbështetësit e verdhekuqve, të cilët kanë vërshuar në masë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Gjatë festës pati vend edhe për thumbime karshi rivalit të tyre të përjetshëm, Lacios. Ultrasit bardhekaltër shpalosën një baner përpara finales, ku shkruhej: “Me holandezët në qarkullim bën ajër i keq. Është më mirë të mos bëni të çmendurin. Flini në Durrës”. Një ironi kjo për tifozët e Romës, që ka marrë sot përgjigjen e Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar, i kthyer si kampion i Ligës së Konferencës nga Shqipëria, mbante në duar një pankartë thumbuese për bardhekaltrit, teksa shkruhej: “Lacialë, ajër i keq në Tiranë”. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online