Erdhi si kërkesë e Sarrit por e mbylli sezonin në stol, menaxheri i Hysajt siguron: E morën se është lojtar shumë i mirë

Elseid Hysaj ishte një nga kërkesat e para të Sarrit pasi u ul në stolin e Lacios. Duke ditur bashkëpunimin e frytshëm mes tyre në të shkuarën u mendua se karriera e mbrojtësit shqiptar do të lulëzonte sërish. Por pavarësisht se erdhi me qëllimin për të qenë titullar në 11-shen e Sarrit, Hysaj e mbylli sezonin duke ndjekur Lazarin dhe Marusiçin nga stoli. Megjithatë, menaxheri i Hysajt garanton për “1 Football Club” se lojtari ndihet mirë dhe do të mbajë veshur fanellën bardhekaltër edhe sezonin e ardhshëm.

“Sezoni i alternuar mes uljeve dhe ngritjeve. Ai filloi shumë mirë më pas, në fund, kishte disa probleme, por ai është atje. Është shumë mirë te Lacio dhe do të mbetet atje. Vullneti i Sarrit ka qenë i rëndësishëm, por, më e rëndësishmja, është se ai është një lojtar shumë i mirë dhe ndihet mirë”, ka thënë Mario Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online