VIDEO/ Inatin e Kombëtares e nxjerr në Champions League, Salah “mbyll sytë” dhe nuk e pason topin te Mane që e priste me portën bosh

Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë një dyshe e rëndësishme e Liverpool-it prej vitesh. Deri më tani ka pasur disa situata ku Salah apo Mane “mbyllin sytë” dhe nuk shihen me njëri-tjetrin, duke i hequr mundësi të artë shënimi ekipit të tyre. Ka pasur shumë spekulime më parë për egoizmin mes këtij tandemi të madh. Këtu duhet të kujtojmë skenën e vitit 2019 kur Mane i zemëruar u vërsul në dhomat e zhveshjes në ndeshjen kundër Burnely sepse Salah nuk ia pasoi topin.

Dhe në ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s, Salah u gjend në një pozicion të shkëlqyer për të asistuar Mane, por vendosi të gjuante vetë dhe humbi rastin e artë. Pas një topi të thellë dhe të saktë nga Alexander-Arnold, Salah doli i vetëm përballë portierit të Benfica-s, ndërsa në qendër kishte vetëm Mane që po priste pasimin.

Egjiptiani vendosi një goditje drejt portës dhe gardiani i Benfica-s arriti ta neutralizonte. Teoricienët e konspiracionit me siguri do të vijnë në vete pas kësaj dhe do të vënë sërish egoizmin në pah apo një lloj hakmarrjeje të Salah përse Mane dhe Senegali e nxorrën Egjiptin nga Botërori i Katarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online