Simeone i mbyll gojën kritikave të Guardiolës për skemën e përdorur: Hoqi 3 lojtarë të jashtëzakonshëm, futi 3 të tjerë më të mirë akoma

Menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm, Guardiola është ankuar për skemën e përdorur nga Simeone. Sipas trajnerit të Manchester City, që në parahistori, sot dhe pas 100.000 vitesh, gjithmonë do të jetë e vështirë që t’i shënosh një ekipi që mbrohet me skemën 5-5-0. Nga ana tjetër nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e Simeones që i kujton Guardiolës emrat që ka në përbërje teksa zëvendësoi Sterling-Mahrez-Gundogan për Foden-Grealish-Gabriel Jesus.

“Një ndeshje shumë e vështirë ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm. Është mirë t’i shohësh duke luajtur. Ata kanë shënuar 60 gola në 20 ndeshjet e fundit në këtë fushë. Ne kërkonim të mbroheshim dhe shkonim në kundërsulm. Ata arritën të shënonin një gol. Një lojë shumë taktike. Luajtur shumë mirë në kërkimin e asaj që secili ka dhe dëshiron. Me shumë përulësi do të shkojmë të luajmë në Madrid me shumë entuziazëm.

Guardiola ankohet se nuk mund të sulmojë për shkak të mungesës së hapësirës: “Dalin tre lojtarë të jashtëzakonshëm dhe hyjnë tre më të mirë se ata që dolën. Manchester City është ekipi më i mirë në botë dhe secili përdor mjetet e tij për të arritur në objektivin final”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online