Uanda Nara është një prej personazheve që tërheq jo pak audiencë në Itali e jo vetëm. Bashkëshortja, por edhe menaxherja e Mauro Ikardit festoi ditëlindjen fundjavën e shkuar dhe nuk kishte si të mungonte dhe dhuratë e shtrenjtë nga sulmuesi i Interit.
Ikardi kishte menduar që t’i dhuronte një makinë e cila vlen rreth 200 mijë euro bashkëshortes së tij. Kapiteni i zikaltërve i ka dhuruar Uandës një makinë të tipit “Bentley” ngjyrë të zezë, me targë të personalizuar.
Çifti duket se është mjaft i lidhur dhe se Uanda është mjaft e kënaqur nga kjo dhuratë, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagra.
https://www.instagram.com/p/BrNjOJFj0Hn/?utm_source=ig_embed