VIDEO/ I mjaftojnë 10 minuta për të hapur panik, Xhuliano Skuka nxjerr portierin me të kuq që në debutim

Xhuliano Skuka ka debutuar sot me fanellën e Metz-it. Një impakt pozitiv për sulmuesin shqiptar, i cili luan kështu ndeshjen e tij të parë në Ligue 2. Ish-futbollisti i Partizanit aktivizohet në minutën e 80, kur rezultati ishte në baraspeshë 1-1 dhe Metz-i kërkonte fitoren.

Skukës i mjaftuan më pak se 10 minuta në fushë për të përhapur panik te kundërshtarët. Kur po niseshin të numëroheshin sekondat e fundit të kohës së rregullt, sulmuesi shqiptar merr një top të gjatë dhe vendos të kalojë portierin me parabël. Por gardiani i portës së Rodez-it ndërhyn ashpër për të ndalur Skukën, duke dalë nga fusha me karton të kuq. Metz-i nuk arrin të shënojë gjatë kësaj goditjeje dënimi të rrezikshme dhe humb rastin për të realizuar golin e fitores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online