Pas javësh të tëra kampionat, La Liga mund të njihte sot një emër të ri në krye të tabelës së renditjes. Barcelona kishte shansin e artë për të kapur kreun dhe për të lënë pas Atletikon e Madridit, por kjo mundësi është flakur tutje.
Leo Mesi zhbllokon shifrat në minutën e 23 dhe ky gol jep idenë se katalanasit nuk do të ndalen pa dalë nga fusha me 3 pikët në xhep. Megjithatë loja do të merrte një rrjedhë tjetër. Në minutën e 63-të Machis vendos baraspeshën, ndërsa në të 79-n minutë Granada përmbys rezultatin.
Në fakt goli i dytë do të vinte si një dhuratë nga Barcelona, teksa mbrojtja është tërësisht e papoziciunouar duke i lënë zonën në dispozicion Molinas. Ky i fundit i pashqetësuar nga askush e ndal topin në rrjetë. Takimi përfundoi kështu me rezultatin 1-2, me katalanasit që i vështirësojnë punët vetes në rrugën për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/_opiniaofutebol/status/1387838886043344898