Një fiksim i vjetër dhe Xherdan Shaqiri, Igli Tare kërkon fantazi në merkaton e verës për Lacion

Vera po afron dhe klubet kanë bërë gati listën me lojtarët që do të dëshironin të afronin në organikën e tyre. Këtë merkato Igli Tare duket se po kërkon për më shumë fantazi për Lacion. Për këtë arsye dy mesfushorë me tipare sulmuesi kanë përfunduar në bllokun e shënimeve të drejtorit sportiv shqiptar.

I pari është një fiksim i vjetër i ish-lojtarit të Kombëtares kuqezi, Ianis Hagi. Talenti 22-vjeçar është një nga elementet më premtues të futbollit, ndërsa këtë sezon me Rangers në Skoci ka arritur të shënojë 7 gola dhe të dhurojë 12 asisit. Hagi është një emër që Tare ka dashur prej kohësh ta bëjë pjesë të Lacios, por nuk ia ka arritur ta bëjë të mundur një transferim të tillë.

Ndërkohë alternativa tjetër është Xherdan Shaqiri. Marrëdhënia e tij me Liverpool-in duket se po shkon drejt fundit dhe palët kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të sezonit, megjithëse kontrata që i mban bashkë skadon në vitin 2023. Tare i njeh mirë aftësitë që zotëron futbollisti shqiptar, që bashkë me kualitetin e tij sjell edhe një eksperiencë të madhe për klubin bardhekaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online