VIDEO | I (jashtë)zakonshmi Hasani nderon Tiranën, Flamurtari dorëzohet në fund

0

Një ndeshje e çmendur mund të thuhet ishte ajo e “Selman Stërmasit”. Fiton Tirana falë një goli të Edon Hasanit, në minuta e fundit të kohës së rregullt, me shkodranin, i cili realizoi një gol për t’u pasur zili, falë meritës personale. E mbyllin mbi zonën e ftohtë bardheblutë dhe tani mund t’i bëjnë llogaritë për merkaton me qetësi.

Ndeshje e bukur dhe me raste në kryeqytet, me vendasit që ishin më kërkues dhe provuan disa herë që të rrezikojë me Sentamiun. Sulmuesi e kthen në një dialog me Koliçin, por nuk mundet që të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi humbet disa raste të pastra për shënim, duke shpërdoruar si me portën e boshatisur ashtu dhe rastet i vetëm me portierin. Edhe skuadra e Dajës ishte e rrezikshëm me daljet e saj para, me Kalen e Torasën që duheshin pasur shumë kujdes.

Në fillimin  pjesës së dytë ishte Sentamu që u ndal nga shtylla, ndërsa vlonjatët kishin më shumë ekuilibër. Ka pretendime nga vendasit për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari vijon lojën.

Një episod shumë i çuditshëm ndodhi 10 minuta para fundit, teksa gjyqtari i tregoi kartonin e dytë të verdhë Pollozhanit dhe më pas e ktheu vendimin e tij. Një situatë e çuditshme, që solli irritimin e  tifozerisë vendase.

Vetëm pak sekonda më vonë erdhi dhe goli që vendosi fatin e këtij takimi. Hasani mjaft mirë lëvizi brenda zonës duke shënuar një tjetër gol me peshë për bardherblutë, që marrin 3 pikë shumë të rëndësishme. Flamurtari del duarbosh në fund dhe i krijon mundësinë rivalëve për kreun që të vijojnë arratinë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E premte, më 21 dhjetor 2018, ora 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana 1-0 Flamurtari
Shënues:
Hasani 88′

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Kobinah (Daja 63′), Mauexhe, Hasani (Doka 90+2′), Sentamu, Greca, Halili (Ngo 60′). Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Lika, Blazhevski, Cake, Karabeci.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa (Hyseni 90′), Torasa, Kale, Alvesh (Musta 80′). Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Ribaj, Rrapaj, Ymeraj.

Kartonë të verdhë: Kërçiku 43′, Hasani 65′, Greca 85’/ Pollozhani 46′, Batha 65′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Rejdi Avdo, Fatmir Lamaj, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Plarent Kotherja

DIREKT

88′ – Hasani realizon një gol fantastik. Festë e madhe te Tirana, që reziston edhe pas 5 minutave shtesë dhënë nga arbitri.

80’ – Ndodh një rasti i paprecedent, teksa gjyqtari i tregon kartonin e kuq Pollozhanit dhe më pas e kthen në lojë sërish, çuditshëm.

64′ – Ngo këmbëngul deri sa del i vetëm me portierin, por mendon të shërbejë për Grecën, i cili në momentin e fundit nuk arrin dot ta godasë topin siç duhet.

 

 

53′ – Ka pretendime nga skuadra e Tiranës, për një prekje të topit me dorë nga ana e Allës, por gjithçka konsiderohet e rregullt nga gjyqtari kryesor.

51′ – Torasa bën gjithçka vetë, por argjentinasi ndalet nga Abibi i pozicionuar mirë.

46′ – Nis me shtyllë pjesa e dytë! Sentamu nuk e gjen dot rrugën e rrjetës, por këtë herë sulmuesi është i pafat…

40’ – Greca pason saktë nga e djathta, por Sentamu bën të pabesueshmen, duke gabuar ndonëse me portën e boshatisur.

31′ – Kërçiku pason nga e djathta për Sentamun, i cili godet fort, por Siljanovski devijon në këndore një top që po shkonte drejt fundit të rrjetës.

22’ – Pas harkimit nga e djathta, Kale provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Abibit.

15’ – Greca avancoi deri pranë fundores nga e majta dhe hodhi një top brenda zone, Sentamu në shtyllën e dytë goditi mjaft mirë, por Koliçi sërish është fantastik me pritjen e tij.

3’ – Mundësi fantastike për Tiranën, por Koliçi bën heroin, duke ndalur një goditje patente të Halilit. Sentamu ndjek aksionin, por Siljanovski këtë herë shpëton portën e vlonjatëve.

1′ – NIS NDESHJA!

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.