VIDEO/ I dhuroi finalen ekipit të tij, ish-sulmuesi i Skënderbeut: Më kritikoni, nuk e ul kokën

Ali Sowe ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme në ndeshjen gjysmë-finale të Kupës së Bullgarisë, ku skuadra e tij fitoi me shifrat 2-0 kundër Botev Plovdiv. I pari do të ishte një autogol, ndërsa në të dytin do të ishte pikërisht ish-sulmuesi i Skënderbeut që do të tundte rrjetën në minutën e 55-të dhe do të vuloste shifrat përfundimtare të takimit, të cilat do i dhuronin edhe finalen CSKA-së së Sofies.

Në përfundim të përballjes Sowe ka folur për mediat, ku është shprehur se i pranon kritikat dhe nuk i merr ato personalisht, ndërsa tregon edhe ambicien e qartë. Në finale ka vetëm një mundësi për sulmuesin afrikan dhe ajo është fitorja.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne ishim të mirëpërgatitur. Dua të shënoj në çdo ndeshje. Nuk duhet ta ul kokën. Duhet të punoj fort dhe rezultatet do të vijnë. I pranoj kritikat, nuk i marr personale ato. Në finale kemi vetëm një mundësi: të fitojmë. Duhet të shënojmë gola dhe të fitojmë. Është mirë që kishte aq shumë tifozë. Shpresoj të jetë njësoj edhe në të ardhmen”, është shprehur Ali Sowe, i cili për këtë sezon ka tundur 10 herë rrjetën këtë sezon me fanellën e CSKA-së së Sofias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online