“Eja në stadium po mos këndo“/ Holanda hap stadiumet me rregullat e veçanta: Festo me bilbil, e pamë çfarë ndodhi në Bergamo

Holanda ishte ndër vendet e para që do të mbyllte përfundimisht kampionatin e futbollit pas situatës së pazakontë të shkaktuar nga Koronavirusi. E nëse ky sezon është një kapitull i mbyllur për ta, sytë janë hedhur nga ai i ardhshmi. Me nisjen e sezonit të ri në muajin shtator do të hapen edhe dyert e stadiumeve për tifozët. Sigurisht që kapaciteti do të jetë i reduktuar dhe me masa që ndoshta nuk do i kishim imagjinuar.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, deklaroi ditën e djeshme se stadiumet do të hapen me 20% të kapacitetit të tyre, por tifozët nuk do të kenë mundësinë të këndojnë. Pa këngë e brohorima, vetëm duartrokitje, kjo është e gjitha që tifozët mund t’i dhurojnë ekipit të zemrës. Në të kundërt zgjidhja është e thjeshtë për Rutte, stadiumet mbyllen sërish.

“Stadiumet do të rihapen për eventet sportive, për aq kohë sa njerëzit mund të respektojnë distancën prej 1.5 metrash dhe nuk do të këndojnë apo të brohorasin. Në të kundërt do të mbyllen sërish. Merrni një bilbil apo bori për të festuar kur ekipi i preferuar shënon gol. Nëse njerëzit këndojnë dhe bërtasin mundësia e përhapjes së virusit është e lartë. E pamë në ndeshjen e futbollit në Bergamo (Atalanta-Valencia për Champions League)”, ka deklaruar Mark Rutte, kryeministri i Holandës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online