Luhej Shqipëri-Moldavi, në tribunë Elseid Hysaj dhe Ergys Kaçe kishin dy tifozë të veçantë, fëmijët e tyre. Djali i shkodranit nuk e kishte shumë mendjen te ndeshja, por dukej se i pëlqen të marrte krahun. Edhe vajza e Ergysit nuk ishte keq, por Elisi ishte më i shpejtë.
Gjithsesi futbolli nuk është se i pëlqen shumë, sidomos tani që ende nuk i ka mbushur 4 vjeç. Është e kuptueshme. Ndërkohë që kombëtarja luante, Elisi ishte fokusuar në telefonin e mamasë së tij, ish-misit Florenca Lekstakaj.
Pushimi i ndeshjes solli edhe një skenë tjetër të bukur. Elisi donte të takonte babanë e tij, Elseidin, dhe këtë ia kërkoi mamasë së tij. “Dua babin”, ishte kërkesa e vogëlushit, që mori këtë përgjigje: “Elis, babi do luajë edhe pak dhe do të vijë”. Gjithsesi ai këmbënguli: “E dua tani”. Sigurisht Hysaj nuk mund të linte fushën, ndërkohë që Elisi vazhdoi me lojërat e tij dhe garat në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”.