VIDEO/ Hyrje madhështore si Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe duke kujtuar Beogradin, “ariu shqiptar” nuk njeh humbje

“Ariu shqiptar” Reshat Mati po vazhdon që të jetë i pamposhtur në boks. Lufttari shqiptar ka arritur fitoren e 11 në karrierë duke mposhtur edhe ukrainasin Vladyslav Baranov. Ky i fundit kishte 7 fitore dhe 10 humbje deri tani. Ndërkohë Reshat Mati vazhdon që të jetë i pamposhtur teksa 7 fitore i ka me KO dhe të tjerat me pikë. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në Itali, i njohur si “ariu shqiptar”, Mati fitoi me vendimin unanim të gjyqtarëve.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin që është rritur dhe lindur në Amerikë, por është rritur me frymën shqiptare dhe asnjëherë nuk harron rrënjët e tij. Si qershia mbi tortë ka ardhur hyrja në ring, madhështore, duke veshur një përkrenare për të sjellë imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe duke vendosur në sfond pikërisht komentimin për ndeshjen e Beogradit, Serbi-Shqipëri. Florian Marku duhet ta marrë si ide! /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online