E largoi me një telefonatë nga Barcelona, Suarez thumbon Koemanin menjëherë pas golit

Luis Suarez i ka shënuar sot ish-ekipit të tij, Barcelonës, në fitoren 2-0 që Atletiko e Madridit mori kundër tyre. Ky ishte edhe goli i parë ndaj katalanasve në karrierën e uruguajanit. Por pavarësisht se zgjodhi të mos festonte pas shënimit, Suarez nuk e ka harruar ende mënyrën se si u përcoll nga Barcelona.

Për vite me radhë shënoi gola të rëndësishëm e vendimtarë me fanellën kuqeblu, ndërsa në fund Koeman vendosi ta largonte nga ekipi vetëm me anë të një telefonate. Një sjellje të tillë Suarez nuk e ka kapërdirë ende dhe menjëherë pas golit është kthyer nga tribuna ku trajneri holandez po qendronte si pasojë e kartonit të kuq të marrë në kampionat, e ka bërë shenjën e telefonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online