VIDEO/ Humbën 9-2 dhe u eliminuan! Xhakomo Vrioni shënon 2 gola me ekipin e MLS, sulmuesi shqiptar i shërben vetëm statistikave

Ekipi i Xhakomo Vrionit, New England Revolution, është eliminuar nga CONCAF Champions Cup. Në ndeshjen e parë, skuadra e MLS humbi në shtëpi me shifrat 0-4 nga America. Nuk kishte sesi të ndodhte një surprizë e madhe në transfertë.

America fitoi në shifrat 5-2 ndaj Neë England Revolution në kthim dhe e mbylli në shifrat totale 9-2. Dy golat e vetëm që i shërbejnë statistikave u realizuan në këtë takim nga Xhakomo Vrioni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/