VIDEO/ E bëri të dukej si një hije në fushën e blertë, momentet kur Rudiger fitoi çdo duel me Haland

Real Madrid dhe Manchester City janë ndarë dje në një barazim spektakolar 3-3. Por ajo që është vënë re në këtë përballje ishte impakti i pakët që pati Erling Haland gjatë ndeshjes. E gjitha kjo për shkakun se Rudiger ka fituar çdo duel të mundshëm me të.

Më poshtë mund të ndiqni disa nga momentet e dueleve mes Rudiger dhe Haland. Mbrojtësi i Real Madrid shihet me një përqendrim të lartë dhe siguri në vete, duke mos i lënë asnjë hapësirë të vetme norvegjezit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/