VIDEO/ Gabriel e kapi topin me dorë në zonë, si u vodh Bayern Munchen kundër Arsenalit

Në përfundim të ndeshjes mes Bayern Munchen dhe Arsenal, janë të dy ekipet të ndara mes protestave për penallti të mohuar nga gjyqtari.

Nëse Arsenali ka pretendime për rrëzimin e dyshimtë të Saka në kontaktin me Neuer, rasti i Gabriel ishte fatal.

Teksa portieri nis lojën dhe e pason te mbrojtësi i Arsenal, ky i fundit ishte i pavëmendshëm dhe e kap topin me dorë duke e ndaluar dhe duke ia kthyer portierit.

Raya e kupton gafën e madhe dhe menjëherë i ka thënë Gabriel se nuk duhej ta bënte atë veprim. Por ky detaj i ka shpëtuar arbitrit kryesor dhe VAR. /Sport Ekspres/