VIDEO/ Historisë 6 vjeçare i vjen fundi! Partizani përjell me falenderime Trashin, i kujton golat me fanellën e kuqe

Lorenc Trashi ka mbyllur historinë 6-vjeçare që ka me Partizanin, teksa e ardhmja e pret në Katar. Aty ku do të luajë me skuadrën e Al Qadsia. Megjithatë pas tij janë 6 vite të përjetuara me “demat e kuq”, ku ka ndarë çdo gjë në fushën e lojës, si momentet e lumtura ashtu edhe trishtime. Trashi padyshim ka qenë një nga ata të cilët kanë dhënë shumë për fanellën e Partizanit, duke qenë një lojtar kyç për ta.

Por momenti për t’u ndarë ka ardhur tashmë dhe kryeqytetasit kanë vendosur ta përcjellin ashtu siç edhe futbollisti 28-vjeçar e meriton, me falenderime. Nëpërjet faqes zyrtare klubi i Partizanit falenderon kampionin e tyre dhe nuk harron t’i sjellë edhe njëherë në kujtesë të gjihtëve golat e Lorenc Trashit me fanellën e kuqe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online