VIDEO/ E rrallë! Fenomeni i çuditshëm pas golit të Elseid Hysajt, Sasuolës i anulojnë 4 gola ndaj Napolit

Nga Klaudio Ndreca

Një rekord më vete dhe tërësisht i çuditshëm vjen në ndeshjen e Napolit me Sasuolën. Ekipi i Gatuzos ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 falë super golit të realizuar nga distanca nga ana e Elseid Hysajt, ndërsa Allan përmbylli gjithçka në shtesë.

Ky ishte goli i parë për mbrojtësin shqiptar në Seria A dhe fati ka bërë gjithçka të mundur që kjo mbrëmje të ishte e paharrueshme për të. Kjo pasi flitet për realizimin që ndikoi në vendosjen e takimit dhe fenomenin e rrallë teksa Sasuolës i kanë anuluar 4 gola.

Tre prej tyre kanë marrë ndërhyrjen e VAR-it ku Djuricic, Caputo dhe Berardi janë zhgënjyer në të njëjtën mënyrë pas festës, me arbitrin kryesor që ka akorduar pozicion jashtë loje në të gjitha rastet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online