VIDEO/ Hera e parë nuk harrohet kurrë, goli i Kristjan Asllanit shpallet më i miri i muajit mars te Interi

Hera e parë nuk harrohet kurrë! Kristjan Asllani nuk do ta harrojë golin e parë që ka shënuar me fanellën e Interit. Në ndeshjen kundër Genoas, ishte një pasim i mrekullueshëm nga ana e Sanchez që solli realizimin e mesfushorit shqiptar.

Ky gol është zgjedhur si më i miri i muajit mars te Interi. Tifozët kanë votuar në sondazhin e hapur dhe në fund ishte pikërisht realizimi i Asllanit që u zgjodh nga tifozët si goli më i mirë i muajit. /Sport Ekspres/