Kërkon të niset drejt Gjermanisë me fanellën e Shqipërisë, ekipi i Championship e shpall Anis Mehmetin mes lojtarëve të muajit

Anis Mehmeti është një konkurrencë e fortë për lojtarët e tjerë të Shqipërisë për një vend në Europianin e Gjermanisë. Një futbollist i thirrur më herët nga Silvinjo, por që nuk u grumbullua në dy miqësoret e muajit mars.

Megjithatë forma e tij te Bristol City në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, ka ardhur në rritje. Madje ekipi i tij e ka propozuar emrin e këtij lojtari mes atyre të mirëve të muajit që lamë pas. Votimet do të zgjedhin se kush është futbollisti më i mirë, por gjasat janë që të fitojë Mehmeti. /Sport Ekspres/