Beshiktashi publikon formacionin zyrtar, nuk lëviz nga vendi i titullarit Ernest Muci

Beshiktashi ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket ndeshjes së sotme kundër Bashakshehir. Kjo përballje do të zhvillohet në transfertë për ekipin e drejtuar nga Santos dhe do të nis në orën 19:30.

Ndërkohë është publikuar edhe formacioni zyrtar, atje ku shihet Ernest Muci dhe Milot Rashica që e nisin nga minuta e parë. Të dy këta lojtarë janë pjesë e rëndësishme e Beshiktashit dhe mund të quhen të graduar me vendin e titullarit. /Sport Ekspres/