Haxhi Krasniqi ka arritur që të fitojë duelin kundër algjerianit Nadjib Mohammedi. Boksieri shqiptar arriti që të fitonte në Fadil Vokrri, po ashtu si edhe Florian Marku që organizoi ndeshjen në Air Albania disa kohë më parë.
Por fitorja e ardhur nga Krasniqi nuk ishte ashtu si të gjithë e prisnin. Arbitri vendosi për mbylljen e takimit dhe për fitoren e Krasniqit, pasi kundërshtari algjerian kishte bërë disa gabime në goditje. Pas disa vërejtjeve, gjyqtari vendosi që të mbyllte ndeshjen dhe t’i jepte fitoren Krasniqit.
Vendimet e arbitrave gjatë ndeshjeve të ndryshme të boksit që u organizuan në këtë event ishin qesharake dhe kanë hyrë në histori. Përpara nisjes së duelit të Haxhi Krasniqit që ishte eventi kryesor, në tapet po duelonte shqiptari Armend Xhoxha dhe kundërshtari i tij, Lebogang Mashitoa.
Armendi po duelonte në mënyrë fantastike, por mbyllja e takimit dhe dhënia e fitores për boksierin shqiptari erdhi në një mënyrë tërësisht të çuditshme. Për shkak se Mashitoa po rrëshkiste në tapet, vendosi që të hiqte këpucët. Kaq mjaftoi dhe arbitri mbylli duelin duke i dhënë fitoren boksierit shqiptar. /Sport Ekspres/
Marre: Gjyqtari e ndërpren meçin, Nadjib Mohammedi diskualifikohet, fiton Haxhi Krasniqi ?? pic.twitter.com/nZ02Iupre5
— LIG Sport (@lig_sport) August 5, 2023
Edhe këtë e pamë | Afrikani i heqi këpucët, ai diskualifikohet – fiton Xhoxhaj ?? pic.twitter.com/tHiMk7o8Nw
— LIG Sport (@lig_sport) August 5, 2023