VIDEO/ Hasani mposht i vetëm Erzenin, tre golat e tij e dërgojnë Tiranën në krye të renditjes

Florent Hasani ishte padyshim njeriu i ndeshjes në përballjen mes Tiranës dhe Erzenit. Sulmuesi shqiptar mposhti i vetëm shijakasit, teksa me tre golat e tij vulosi fitoren 3-1 të bardhebluve. Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 0-0, ndërsa e dytë nisi pikërisht me një gol nga Hasani. Ky i fundit hidhet mbi mbrojtësit e Erzenit në zonë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë në minutën e 48.

Po në të njëjtën mënyrë, me anë të një goditjeje dënimi, Enk barazoi rezultatin për Erzenin në minutën e 72-të. Braziliani e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë mundësi Bekajt për të shmangur golin. Por festa e shijakasve zgjat vetëm 3 minuta, pasi Hasani gjurmon topin në zonën kundërshtare, nga shënon golin e dytë. Më pas në të 89-n, sulmuesi i Tiranës del krejt i vetëm përballë portierit të Erzenit dhe pasi e shmang këtë të fundit e shtyn topin në rrjetë. Ndeshja përfundon me shifrat 3-1 dhe Tirana i bashkohet Partizanit në krye të renditjes me kuotë të barabartë pikësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Bekja, Toshevski, Najdovski, Aleksi, Hasani, Lushkja, Haxhiu, Pergjoni, Hila, Lulaj, Abazaj. Trajner: Orges Shehi

Erzeni: Xhika, Iljazi, Mehmeti, Ademi, Kahrimanovic, Kapllani, Enck, Krivicic, Peposhi, Osmanllari, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online