E FUNDIT/ “Janë kazan dhe llum, mua nuk më mbajnë portalet”, deklarata e fortë e Osmanit: Kam larguar shumë gazetarë-menaxherë, mezi presin të më sulmojnë

Tirana i bashkohet sërish Partizanit në krye të tabelës. Bardheblutë kanë mposhtur me shifrat 3-1 Erzenin, në një ndeshje që u vendos nga një person i vetëm, Florent Hasani. Ky i fundit shënoi tre herë në portën shijakase, duke qenë kështu njeriu i ndeshjes mbrëmjen e sotme. Pas përfundimit të këtij takimi, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e emisionit “Ti Bo Gol” që transmetohet në “Oversport”.

Osmani (Tirana): “Mendoj që ka qenë keqkuptim. Më është bërë nga një gazetare pyetja: “Shehi e kërkon edhe Kupën”. Unë e kam lidhur me faktin se si trajneri, edhe unë, edhe stafi, duke qenë se kanë fituar edhe titullin, edhe superkupën, pse të mos fitojmë edhe kupën. Gjatë kohës që kam qenë te Tirana, unë kam larguar shumë gazetarë që ishin menaxherë dhe unë e kuptoj që ata mezi presin që unë të them diçka dhe ata ta nxjerrin te portalet e tyre. Unë falenderoj kryeministrin, sepse i ka thënë kazan. Por unë do e shtoj, njerëzit janë kazan dhe llum. Unë kam dy veta, njëri është kazan dhe tjetri është llum, që më sulmojnë te Tirana. Por falë Zotit me rezultatit mua më mban ky vend. Mua nuk më mbajnë fjalët e portaleve. Mbase njerëzit që kanë qenë këtu, i kanë mbajtur këto portalet. Kurse mua nuk më mbajnë portalet, mua shyqyr Zotit më mbajnë rezultatet. Në momentin që nuk do kem rezultatet, si unë, edhe stafi, do ikimi vetë. Nuk presim të na heqin portalet. Unë e pranoj që gjithmonë kam bërë batuta. Kam ngacuar edhe rivalët. Por kam dy vite që jam në rolin e drejtorit sportiv dhe në daljet e mia kam qenë i kujdesshëm, sepse në asnjë moment nuk dua të ofendoj asnjë nga kundërshtarët. Jo veëm Partizanin rival, por asnjë nga kundërshtarët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online