VIDEO/ “Harruam pa përmendur Shqipërinë etnike”! Bylbyl Sokoli është për t’u duartrokitur: Në një të ardhme, shkojmë në Europian si një Kombëtare

Këtë herë në emisionin Koha Shtesë ku u diskutua për Kombëtaren, ishte i ftuar Bylbyl Sokoli. Një trajner që meriton shumë duartrokitje pasi ka qenë gjithmonë zëri bashkues i shqiptarëve, andej dhe këtij kufirit zyrtar të Shqipërisë. Gjithmonë trajneri ka mbështetur idenë e një Kombëtare, në një kohë kur zërat e përçarjes janë shtuar ndjeshëm. Në fundin e emisionit, Sokoli u shpreh:

“Është intervista jonë e parë së bashku që nuk e përmendëm Shqipërinë etnike, kjo është e rëndësishme, për mua, për juve dhe të gjithë shqiptarët. Uroj që në kampionatin e ardhshëm Europian të shohim Shqipërinë dhe Kosovën në të dhe në një të ardhme jo shumë të largët, të kemi një Kombëtare të vetme në Europian”, tha Sokoli. /Sport Ekspres/