“Partizani rrezikon shumë 4-shen në Superiore”! Alban Berisha: Mund të ngeli jashtë “Final 4”, kanë 5 ndeshje bom.bë

Kush do të jetë mes 4 ekipeve më të mira në këtë sezon të Superiores? Kjo është pikëpyetja e madhe, teksa dihet që me skemën e re, titulli kampion do të diskutohet në “Final 4”. Moderatori dhe gazetari i njohur Gerti Çarçani, ka publikuar së fundmi një video ku shihet në bisedë me tifozin e çmendur dhe po aq të njohur të Tiranës, Alban Berisha.

Nuk ka shumë nevojë për prezantim për të, por ka shumë vend për habi. Berisha parashikon një rrugëtim të vështirë të Partizanit për të përfunduar mes 4 më të mirave në këtë sezon.

“Ky është kampionat i çmendur, më i bukuri. Për mua 4-shen e rrezikon Partizani, por edhe Tirana e rrezikon. Partizani e rrezikon shumë 4-shen pasi ka 5 ndeshje bombë, i ka të humbur të gjitha. Por edhe Tirana aty është. Unë do të doja që Tirana të shkon në 4-she dhe të dilte kampion”, tha Alban Berisha. /Sport Ekspres/