“Nuk shënon dot në një ligë të dobët si Seria A”, Kasano krition Leaon: Nuk do luante as me një ekip të vendit të 7 disa vite më parë

Antonio Kasano ka lëshuar kritika për Rafael Leaon. Ish-sulmuesi italian është shprehur se futbollisti i Milanit do të kishte vështirësi të gjente hapësira në një ekip të vendit të 7 në Serinë A disa vite më parë. Sipas Kasanos, Leao nuk është një lojtar i një niveli të lartë.

“Rafael Leao mendon se është fenomen, por ai është thjesht një lojtar normal. Për 5 muaj Leao nuk shënoi dot në një ligë të dobët si Seria A. Vite më parë ai do të kishte hasur vështirësi për të luajtur në një ekip të vendit të 6 ose të 7 në Serinë A”, ka thënë Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Eskpres/