Milwaukee Bucks është në rrugë të mbarë dhe është një fitore larg finales së Konferencës së Lindjes, pasi ka mundur në ndeshjen e katërt me rezultatin 101-113 Boston Celtics. Ndërkohë Houston Rockets vijojnë të rezistojnë, pasi dje mposhtën me sukses kampionët në fuqi. Golden State Warriors nuk rezistuan dot dhe ndeshja u mbyll 112-108.
James Harden ka bërë një super ndeshje, teksa ka shënuar 38 pikë, si dhe ka regjistruar 5 asiste dhe 10 topa të rikuperuar në tabelë. Eric Gordon më 20 pikët e realizuara, si dhe P. J. Tucker (17 pikë, 3 asiste, 10 rebound) dhanë një ndihmë të madhe që Rockets të arrinin triumfin. Nga ana tjetër te Warriors spikatën Kevin Durant (34 pikë) dhe Stephen Curry (30 pikë), por edhe Draymond Green (15 pikë, 5 asiste, 10 rebound) u paraqit mirë.
Për t’u rikthyer te fitorja e Milwauke Bucks. Giannis Antetokounmpo ishte ylli i mbrëmjes në fitoren ndaj Celtics. Plot 39 pikë të shënuara nga greko-nigeriani. Ai regjistroi edhe 5 asiste, ndërkohë që ishte “mbret” në tabelë, duke rikuperuar 16 topa. Kyrie Irving (23 pikë), Al Horford (20 pikë), Marcus Morris Sr. (18 pikë,2 asiste, 14 rebound) dhe Jayson Tatum (17 pikë, 4 asiste, 10 rebound) nuk ia dolën dot të ndalnin hovin e Bucks, që pas periodës së parë ishte më lart se Celtics.
NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Boston Celtics-Milwaukee Bucks 101-113 (1-3)
(30-22; 19-25; 23-33; 29-33)
Houston Rockets-Golden State Warriors 112-108 (2-2)
(25-28; 36-26; 32-30; 19-24)