PSG e ka nisur kampionatin në “Ligue 1” me fitoren kundër Troyes në transfertë. Ekipi i Pochetino fitoi në shifrat 1-2, ndërsa Hakimi realizoi që në debutim. Pas shkëlqimit me Inter, futbollisti 22-vjeçar po vazhdon që të tregojë kualitetin e lartë.
Ndërkohë ishte Mauro Icardi që në minutën e 21 do të përmbyste shifrat, pasi vendasit kaluan të parët në avantazh me El Hajjam. “Ligue 1” ka nisur në ditën e sotme, por duke parë përforcimet e PSG në merkaton e verës, kjo garë është e mbyllur pa nisur. Lojtarët po nxehin motorin, ndërsa në mbrëmjen e sotme mungonin shumë yje si Di Maria, Neymar, Ramos, Verati. /Sport Ekspres/
What a goal by hakimi ?pic.twitter.com/Xxb8PMAw0I
— Keiser (@keiserlfc) August 7, 2021