“Teuta është në dyert e historisë“, Tufa tregon keqardhjen për Laçin: E frikësoi emri i madh i Anderlehtit

Futbolli shqiptar në Europë vijon të tregojë rritje. Teuta dhe Laçi janë ende në garë për të prerë një biletë historike në “play off“-et e Ligës së Konferencës. Në një intervistë me gazetarin Drilon Xhepollari në “Ora News“, gazetari Bashkim Tufa komenton ecurinë e dy klubeve shqiptare në Europë. Sipas tij Teuta është në dyert e historisë, teksa ajo humbje minimale në Irlandë lë gjithçka të hapur në Shqipëri. Sa i përket Laçit, Tufa ndan keqardhjen e tij dhe është i mendimit se rezultati nuk pasqyroi lojën që u zhvillua në fushë.

“Skuadra e Teutës mendoj është në dyert e historisë. Jo vetëm për të zbukuruar më tej historinë e skuadrës durrsake, por për të trokitur në ndeshjet e “play off“-it, për të marrë pjesë më pas në ndeshjet e grupeve. Me sa di unë kundërshtari i radhës është diçka më i lehtë në krahasim me skuadrën e Irlandës, Shamrok. Për ndeshjen e Laçit më erdhi keq, sepse rezultati 3-0 nuk pasqyroi atë çka u zhvillua në fushë. Emri i madh i Anderlehtit e frikësoi në një farë më nyrë skuadrën kurbinase të Laçit, e cila u ndje inferiore. “, është shprehur Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online