Mançester Siti ka fituar mbrëmjen e sotme Superkupën e UEFA-s. “Qytetarët” mposhtën Sevijën pas 11 metërshave dhe siguruan trofeun e katërt sezonal. Guardiola ka vendosur një tjetër rekord, teksa bëhet i pari trajner që siguron Superkupën e UEFA-s me tre klube të ndryshme(Barcelona x2, Bajern Mynih dhe Mançester Siti).
Gëzimi dallohej qartë në fytyrën e trajnerit katalanas, që gjatë festës puthi në faqe edhe Erling Halandin. Megjithatë, ylli norvegjez nuk arriti të shënonte as mbrëmjen e sotme, duke u bërë finalja e disatë në të cilën nuk shënon asnjë gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pep Guardiola with Haaland#PepGuardiola #Pep #Haaland #ManCity #ManchesterCity pic.twitter.com/WJMNW0Z4x1
— Farouk (@mohamed55932812) August 16, 2023