VIDEO/ Guardiola e ndjek nga pas dhe i kërkon llogari Halandit edhe pse shënoi dy gola, shtyn me dorë edhe kamerën

Guardiola është i fiksuar pas përsosmërisë dhe as fitoja nuk e kënaq. Trajneri spanjoll i ka befasuar të gjithë pas përfundimit të pjesës së parë me sjelljen e tij. Kreu i pankinës së Mançester Sitit ishte i pakënaqur me Erling Halandin, pavarsisht faktit se ai shënoi dy golat që po i jepnin fitoren “qytetarëve”.

Guardiola e ndjek norvegjezin nga pas dhe i kërkon llogari, ndërsa sulmuesi i Sitit vazhdon të ecë përpara duke u përpjekur ta injorojë. Trajneri katalanas vëren më pas se kamera ishte duke filmuar këtë çast dhe e shtyn atë me dorë në krahun tjetër. Në fund Mançester Siti fitoi me rezultatin 0-3 kundër Bërnleit dhe e nis me 3 pikë sezonin e ri në Premier Ligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online