Trajneri Tite ka zyrtarizuar ditën e djeshme listën e të grumbulluarve në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Amerikës. Lista pati jo pak polemika, pasi mungojnë Uillian si dhe njeriu i momentit Lukas Moura.
Gjithsesi, në repartin ofensiv ka lojtarë si Nejmar, Gabriel Zhesus, Roberto Firmino si dhe Riçarlison. Pikërisht ky i fundit e ka festuar grumbullimin e tij si i çmendur.
Sulmuesi i Evertoni ka qenë në vendlindjen e tij në Brazil, në shtëpin e gjyshërve të tij, teksa priste me ankth publikimin e listës. Në momentin që ka dëgjuar emrin e tij, në shtëpi ka shpërthyer festa e çmendur. Pamjet e mëposhtme flasin vetë…