VIDEO/ Greqia fiton një penallti qesharake, Aro Muriç bën heroin në portën e Kosovës

Kosova është duke luajtur ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve. Në transfertën Helene mbetet ende në fuqi rezultati 0-0 dhe këtu gjithë merita i takon portierit Aro Muriç. Në minutën e 18-të të takimit, gjyqtari kryesor drejton dorën e tij nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Një vendim befasues ky, teksa futbollisti grek rrëzohet në zonën e rreptësisë pa pasur kontakt me lojtarët e Kosovës. Megjithatë arbitri i ndeshjes vendos t’i dhurojë një penallti qesharake Greqisë, e cila nuk arrin ta shfrytëzojë për të zhbllokuar shifrat.

Është pikërisht gardiani Arijanet Muriç ai që ka bërë heroi duke kuptuar krahun dhe duke pritur topin e goditur nga kundërshtari. Kështu portieri i Kosovës i thotë “Stop” helenëve dhe mban ende në lojë dardanët, që më shumë se kurrë kanë nevojë për një fitore në mënyrë që të ngrejnë moralin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/arditgjakova1/status/1316455059425820673

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online