“Shoh gjëra negative te Armando Broja”, Muça: Një sulmues i mirë nuk bën kështu…

Sot ishte ndeshja e dytë që Armando Broja zbriti si titullar me fanellën e ekipit tonë kombëtar, por pa arritur ende të provojë shijen e golit. Por paraqitja kundër Lituanisë nuk ka lënë një përshtypje shumë të mirë për ish-trajnerin e futbollit, Shkëlqim Muça.

Ky i fundit është shprehur për “RTSH” se sheh gjëra negative te Broja, ku thekson mbajtjen e gjatë të topit. Megjithatë mosha e sulmuesit të talentuar është vetëm 19 vjeç dhe fakti që është në pronësi të një klubi si Çelsi jep shumë shpresë se përmirësimi nuk do të mungojë për sulmuesin shqiptar.

“Shoh gjëra negative te Armando Broja. Nuk e di se është i ri akoma dhe ka kohë për t’u përmirësuar. E mban topin shumë. Një sulmues i mirë nuk e mban aq topin. Një sulmues i mirë bën pak prekje me topin dhe e dërgon në rrjetë. Por gjithsesi ka kohë për t’u përmirësuar se luan me ekipe të nivelit të lartë”, ka thënë Shkëlqim Muça./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online