Shqipëria dominoi takimin, çudit trajneri i Lituanisë: Ndeshje e rehatshme me një fund logjik, mund të arrinim më shumë

0

Takimi i sotëm mes Lituanisë dhe Shqipërisë është mbyllur me shifrat 0-0. Rrjeta të paprekura për të dyja ekipet, megjithëse Kobëtarja kuqezi rrezikoi shumë herë më tepër portën kundërshtare. Dominimi dukej qartë në lojë, megjithëse goli i mohoi fitoren.

Por duket se ndryshe mendon trajneri i Lituanisë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Urbonas shprehet se ndeshja ishte e rehatshme dhe rezultati logjik. Madje thotë se Kombëtarja e tij mund të arrinte më shumë nga kjo përballje.

“Unë mendoj se kemi dhënë shumë zemër, shumë përpjekje për të fituar. Mund të kishim arritur më shumë, rezultati mund të kishte dalë ndryshe, por unë pashë përkushtimin e lojtarëve, dëshirën për të mos u dorëzuar në asnjë mënyrë në luftën e dëshpëruar. Një ndeshje e rehatshme me një fund logjik”, ka deklaruar Urbonas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.