VIDEO/ Granit Xhaka elektrizon stadiumin me golin e tij, tifozët në kor i këndojnë këngë

Mbrëmjen e sotme është luajtur ndeshja e prapambetur mes Arsenalit dhe PSV Eindhovenit. Takimi i vlefshëm për fazën e grupeve në Europa Ligë ishte shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë. Londinezët kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe kanë siguruar tre pikët nga kjo përballje.

Goli u realizua në minutën e 71-të të takimit dhe mban autorësinë e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar pret një top në fillim të zonës dhe me të djathtën e tij elektrizon stadiumin. Tifozët e Arsenalit kanë shpërthyer në festë, duke i kënduar edhe këngë Xhakës. Marrëdhënia mes tyre dhe lojtarit shqiptar është përmirësuar dukshëm, pavarësisht problemeve në të shkuarën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online