Do i sillte futbollit rivalitetin e ri Mbape-Haland, PSG mendon të dërgojnë francezin në Liverpul për të marrë Salanë

Mesi dhe Ronaldo dalëngadalë po zbresin nga skena e futbollit, të cilën e kanë përvetësuar prej 15 vitesh. Rivaliteti më i madh i të gjitha kohërave në futboll është gati të dorëzojë stafetën. Për ti dhënë formë një dueli të ri Europë mendon PSG-ja. Pas kërkesës së Mbapesë për t’u larguar nga klubi parisien, drejtuesit kanë shqyrtuar Liverpulin si një alternativë të mundshme.

PSG prej kohësh ka vlerësuar Mohamed Salanë dhe tashmë ka mundësinë ta sjelli në “Parkun e Princave”. Drejtuesit e gjigantit të Ligës 1 po mendojnë për një shkëmbim të mundshëm të Mbapesë dhe Salasë. Një transferim i tillë do të i jepte jetë një rivaliteti të ri në futboll, atij mes Halandit dhe Mbapesë. Njëri pjesë e Mançester Sitit dhe tjetri do të ishte pjesë e Liverpulit, dy klube që prej disa sezonesh garojnë ngushtësisht në Premier Ligë për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online