VIDEO/ Granada e shpërbleu me kontratë të re, i tregon tifozëve arsyen përse i besuan Myrto Uzunit

Myrto Uzuni rinovoi deri në verën e vitit 2026 me Granadën. Klubi spanjoll ka shpërblyer sezonin fantastik që 25-vjeçari ka nisur. Sulmuesi nga Berati udhëheq listën e golashënuesëve në La Liga 2, ndërsa me golat e shënuar po jep një kontribut të madh për ekipin e tij.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re të arritur mes palëve, klubi ka shpërndarë një video në faqen e vetë në “Tëitter“, ku i tregon të gjithë tifozëve arsyen përse zgjodhën ti besonin Uzunit. Granada ka publikuar videon me golat e shënuar me fanellën e tyre nga ana e lojtarit të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online