Berat Gjimshiti është kthyer në formën e tij më të mirë. Pas një dëmtimit që e la për dy muaj jashtë fushave, mbrojtësi shqiptar ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë. Gasperini e ka aktivizuar liderin e Kombëtares kuqezi në minutën e 46 të takimit të sotëm kundër Lacios.
Ndeshja e fundit e Gjimshitit për këtë sezon ishte në 21 gusht kundër Milanit. Kujtojmë se dëmtimi i rëndë i pësuar bëri që Kombëtarja të humbte shtyllën kryesore të mbrojtjes për dy ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/