VIDEO/ Goli që shihet rrallë vjen nga Franca, Florenzi i mrekullon të gjithë te PSG

PSG është duke luajtur kundër Angers në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të Ligue 1. Parisienët janë duke udhëhequr me shifrat 1-0 që nga minuta e 7 të e takimit, atëherë kur Alesandro Florenzi do i mrekullonte të gjithë me golin e tij të parë me fanellën e kampionëve në fuqi të kampionatit francez.

Një gol që shihet rrallë ka ardhur këtë herë nga Franca, teksa mbrojtësi italian, i gjendur në hyrje të zonës tërheq fillimisht topin larg kundërshtarit dhe me sferën ende në ajër lëshon një goditje diagonale që shkon atje ku portieri kurrsesi nuk mund ta mbërrinte dot. Një realizim që të lë me gojë hapur dhe që meriton vetëm duartrokitje ky i Florenzit, të cilit i janë dashur vetëm 4 paraqitje për të ardhur në këtë kryevepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online