“Nuk është luks, por mbijetesë“, Duka flet për propozimet e klubeve: Nëse plotësohen kërkesat, e nis kampionatin që nesër

Armand Duka ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Java“ në “RTSH“, ku tema kryesore ka qenë pikërisht mungesa e vullnetit të qeverisë për plotësimin e 4 pikave të parashtruara nga klubet e Kategorisë Superiore. Presidenti i FSHF-së thekson se e gjitha kjo nuk duhet parë si një luftë e futbollit ndaj Ramës, por është thjesht përpjekje për të përmirësuar futbolli në vendin tonë.

Këto janë premtime që vetë kryeministri i ka dhënë vite më parë, ndërsa shton faktin se vetë qeveria duhet të bëjë atë për të cilën mban përgjegjësi. Ndërkohë Duka bën me dije se është i gatshëm ta nisë kampionatin shqiptar menjëherë, mjafton që qeveria të miratojë 4 kërkesat e propozuara nga Liga Profesioniste.

“Kjo nuk është një luftë e futbollit ndaj qeverisë dhe Ramës, por një kërkesë për të përmirësuar futbollin. Kjo nuk është luks, por mbijetesë për sportin dhe po të shikosh në këto 30 vite janë zhvilluar gjëra spontane, por nga persona të veçantë. Nuk kemi trokitur asnjëherë në derën e qeverisë dhe nuk kërkohet luks, por një përgjegjësi që duhet ta bëjë çdo qeveri. Nuk mund të thotë asnjë anëtar i kabinetit nuk mund të thotë që futbolli ka 4 apo 5 probleme.

Futbolli ka bërë sakrificë në kohë pandemie dhe nuk kishte asnjë mbështetje nga Qeveria, por janë ironizuar dhe janë parë si njerëz që nuk kontribuojnë për taksat e këtij vendi. Së fundmi ato kërkesa që në kemi bërë nuk janë kërkesa të këtij viti, por janë kërkuar shumë vite më parë e këto janë detyra të qeverisë që vetë i kanë premtuar. Betejat me komunikimin publik nuk fitohet, por ne nuk kemi hyrë për të fituar këtë betejë, por kërkojnë që këto kërkesa të bëhen për të mirën e të gjithëve. Ne kemi tentuar të flasim me qeverinë dhe kjo ka ndodhur që 5 vite më parë.

Vetë kryeministri na ka kërkuar se çfarë ndryshimesh ligjore duhen. Nuk janë marrë parasysh kërkesat tona që i kemi bërë që në vitin 2016, kryeministri i premtoi këto ndryshime. Disa persona afër Ramës shprehen se disa gjëra kanë ndryshuar, por unë mendoj se nuk është bërë asgjë në sport. Aktorët e futbollit duke parë refuzimet nga Qeveria vendosën që të shkonin deri në bojkot. Ata kërkuan që këto gjëra të zgjidhen pasi në të kundërt nuk mund të luhet futboll. Kryesorja është ligji i sponsorizimit sepse sot buxheti për sportin është 700 mijë euro. Nëse miratohet ky ligj nuk bëhet gjë e madhe pasi është e barabartë sa një kilometër rrugë në vit.

Bojkoti solli humbjen e Tiranës në Europë? Këto janë muhabete për interesa të personave në veçanti. Nëse do të kishim luajtur do të thonin që ishin të lodhur, por për mua Tirana bëri sukses. Nuk ndihem fajtor për eliminimin e Tiranës nga Europa League. Ky vendim nuk është marrë nga mua, por nga presidentët e klubeve që vendosën të bojkotonin kampionatin. Ky nuk është shantazh ndaj qeverisë.

Fillimi i kampionatit? Unë e bëj të mundur brenda 5 minutave që të fillojë kampionati që nesër, vetëm nëse kryeministri pranon t’i plotësojë ato kërkesa“, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online