VIDEO/ Goli në minutat e fundit nuk i mjafton, Teuta mëson kundërshtarin e “play off”-it pas ruletës së penalltive

Teuta ka mësuar sot kundërshtarin që do e presë në “play off” të Ligës së Konferencës, në rast se do të përmbysë Shamrock Rovers në Durrës. Florën e Talinit nuk ka mundur ta shpëtojë dot as ai gol i shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt. Estonezët kanë fituar ndeshjen e kthimit kundër Omonias, duke e dërguar takimin në shtesa, teksa rezultati i përgjithshëm shënonte 2-2.

Megjithatë në fund fati do i buzëqeshte qipriotëve. Pas ruletës së penalltive, Omonia ka arritur të sigurojë kualifikimin për në “play off” të Europa League, ndërsa Flora e Talinit shkon në fazën “play off” të Ligës së Konferencës dhe pret të mësojë fituesin e çiftit Teuta-Shamrock Rovers./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online