VIDEO/ Goli i Rebiç për statujë! Milani mposht Juventusit, kampionët e shkurorëzuar po mbesin edhe pa Champions

Cikli i Juventusit mund të quhet përfundimisht i mbaruar. Kampionët e shkurorëzuar të Italisë tashmë po mbeten edhe pa Champions League. Bardhezinjtë janë mposhtur mbrëmjen e sotme në shifrat 0-3 kundër Milanit, në një ndeshje që kurrsesi nuk duhej humbur. Siparin e golave e ngre Diaz, i cili pak para përfundimit të pjesës së parë i jep epërsinë “djajve”.

E nëse në pjesën e dytë Juventusi duhet të ishte më agresiv dhe të gjente baraspeshën, e kundërta ndodhi. Kesi humbet një penallti dhe pritja e Sheznit jep shpresë për një rezultat pozitiv, por besimin e thyen goli për statujë nga Rebiç. Kroati i befason të gjithë me goditjen e tij nga distanca që ndalet në trekëndësh.

Ndërkohë për të  hidhëruar edhe më shumë këtë mbrëmje për “zonjën e vjetër” mendon Tomori, i cili në mintën e 82-të vulos rezultatin përfundimtar. Milani shkon kështu në kuotën e 72 pikëve dhe ndan vendin e dytë me Atalantën. Në krahun tjetër Juventusi renditet i 5-ti, duke rrezikuar kështu seriozisht kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/talkmilan1/status/1391489373607284746

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online