VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, Sokol Cikalleshit po i largohet edhe Champions League

Koniaspori ka humbur ndeshjen sotme kundër Çajkur Rizesporit, e përfunduar me rezultatin 2-1. Ishte Zymer Bytyqi ai që zhbllokoi i pari rezultatin, teksa me një gjuajtje nga brenda zone e shtyn topin në rrjetë në minutën e 26. Por goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, pasi Bolasie në minutën e 43-të dhe më pas Pohjanpalo në të 77-n përmbysin rezultatin për Rizesporin.

Koniaspor rrezikon shumë me këtë humbje. Pas dorëzimit në lu.ftën për titull, tashmë më larg po duket edhe ëndrra për Champions League. Ekipi ku luan edhe Sokol Cikalleshi mban momentalisht vendin e dytë në renditje, por me humbjen e sotme ndodhet vetëm 2 pikë Fenerbahçes që e ndjek nga pas. Madje klubi nga Stambolli numëron një ndeshje më pak të zhvilluar se sa Koniaspori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online