Visel Kobe i Iniestës, David Vijës dhe Podoskit ka fituar 5-3 ndeshjen shtëpiake kundër Nagojës në shtëpi. Spektakël, gola të bukur dhe emocione në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit japonez të futbollit.
Nga dy gola kanë shënuar Andres Iniesta dhe sulmuesi Vija, ndërkohë që gjermani nuk ishte i pranishëm në këtë takim. Ky trepikësh e ngjit Koben në vendin e 11-të me 21 pikë.
Dueli dhuroi gjithçka, ndërsa nuk munguan gabimet arbitrare, golat shumë të bukur dhe gafat fatale. Pjesa e parë dhuroi vetëm dy emocione. Miqtë kaluan në avantazh me anë të një goli të rregullt, por anësori mendonte ndryshe.
Nga ana tjetër, David Vija zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të me anë të një aksioni individual shumë të bukur. Shtatë golat e tjerë ishin ruajtur për në pjesën e dytë.
Miqtë barazonin dhe Kobe kalonte në avantazh. Të paktën deri në 3-3 pasi më pas vendasit shënuan dy herë të tjera dhe fituan ndeshjen.
Andres Iniesta shënoi dy gola, duke u ngjitur në shifrën totale të tre golave. Po aq shënoi edhe David Vija (kryeson renditjen me 9 gola bashkë me brazilianin Diego të FC Tokios), ndërsa Keiro Ogaua vulosi fitoren e Kobes me golin e shënuar tre minuta përpara fundit.